top of page

Konsultime

Nëse ne do të përfshihemi që në fillim të projektit tuaj, ju do të kurseni kohën dhe paratë. Ndiqni këto hapa të thjeshtë, përpara se të nisni një projekt për shtyp. 

 

Telefono në numrin +355 68 20 20 771  dhe kërkoni të flisni me menaxherin. Ai do t’iu gjendet gjithmonë pranë, duke ju këshilluar dhe ofruar opsionet më të mira për të kryer projektin tuaj të shtypit. Do të jetë pikërisht ai që do t’ju informojë mbi realizimin, koston dhe menaxhimin e projektit tuaj të shtypit.

 

Në rast se keni nevojë për një ekspert të grafikës, ne jua mundësojmë shërbimin! Duke bërë pyetjet e duhura dhe duke dëgjuar me kujdes idetë, nevojat apo shqetësimet tuaja, ne ju ofrojmë një punim cilësor dhe me çmim konkurrues. Së bashku, mund të realizojmë në kohë rekord idenë tuaj grafike!

 

Ne mund të dizenjojmë, printojmë dhe performojmë të gjitha ciklet e punës së kërkuar nga ju për realizimin e një projekti cilësor shtypi. Me makineritë e duhura, ekspertizën, kohën dhe përkushtimin, do t’i arrijmë idealet tuaja.

 

Projekti juaj i rëndësishëm i shtypit meriton kualitetin më të mirë dhe shërbimin me një çmim të arsyeshëm.

 

Telefononi shtypshkronjën “Maluka” !

bottom of page